Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka filluar punimet për rregullim infrastrukturor në “Kodrën e Trimave”.

Sipas njoftimit, punimet kanë filluar në parkingun e madh në hyrje të Prishtinës, te tregu i drunjve, i veturave, e po ashtu autoshkollat do të kenë lokacion të veçantë.

Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë të Komunës së Prishtinës:

Filluan punimet në rregullimin e infrastrukturës për funkisonalizimin e:

Parkingut të madh në hyrje të Prishtinës.
Tregut të drunjëve dhe lëndëve tjera djegëse, sepse nuk do të lejohen më tutje që këto produkte të shiten në zonën urbane, përkatësisht në zona të banimit në kryeqytet.
Tregu i veturave nuk do të jetë më në Zonën Industriale në Fushë Kosovë por do ta zhvendosim pikërisht në këtë lokacion ku kemi filluar punimet, në Kodrën e Trimave.
Autoshkollat do ta kenë lokacionin e veçantë. Ato do të zhvendosen nga “Stacioni i Autobusëve” në lokacionin i cili do të rregullohet në Kodrën e Trimave.
Komunikacioni do të ketë shumë lehtësime kur ta përmbyllim këtë projekt.
Së bashku me Drejtorin e Investimeve Kapitale, Krenar Xh Xhaferi dhe Drejtorin e Inspektoriatit të Kryeqytetit, Florian Dushi vizituam punimet të cilat tashmë vetëm se kanë filluar në realizimin e këtij projekti të madh.