Komuna e Prishtinës ndan 110 mijë euro kompensim për Elza Ujkanin që u lëndua nga rënia e kulmit të komunës

Kuvendi komunal i Prishtinës e ka miratuar propozim-vendimin për kompensimin e Elza Ujkanit, e cila u lëndua nga rënia e kulmit të komunës muaj më parë. Ajo do të kompensohet me 110 mijë euro për lëndimet e marra në këtë rast

Kuvendi komunal i Prishtinës me 36 vota për dhe asnjë kundër e ka miratuar propozim-vendimin për kompensimin e Elza Ujkanit, e cila ishte lënduar nga rënia e kulmit të objektit të komunë së re të kryeqytetit.

Ujkani do të kompensohet me 110 mijë euro për lëndimet e marra në këtë rast. Për këtë, kreu i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se kjo është për shëndetin e Elzës.

“Ka të bëjë rreth përmirësimit të shëndetit të zonjushës Ujkani, e cila sot është me ne, kështu që propozimi është për të vazhduar shërimi”, ka thënë Rama.

Ndërsa, shefi i asamblistëve të Vetëvendosjes, Gëzim Sveçla, ka thënë se e përkrahin propozimin.

“Ashtu siç e ka potencuar kryetari, ku propozimi për paradhënie nuk e ndalon asnjë proces, qoftë të organeve të hetuesisë për gjetjen e fajtorit të rastit, e në një situate të tillë, ne e mbështesim dhe përkrahim këtë propozim”, ka thënë ai.

Edhe asamblistët e PDK-së i kanë dhënë mbështetje këtij propozimi.

“Edhe ne si grup përkrahim këtë ndihmë financiare, e cila do të shkojë tek Elza Ujkani. Më e rëndësishme është që të bëhet sigurimi i kulmeve të objekteve të vjetra, edhe banorët e lagjes ‘Ulpiana’ kanë kërkuar ndihmë për një kulm, pas një lëvizje të madhe. Andaj kërkojmë nga kryetari dhe organet të merren me rastet e tilla të mos përsëriten”, ka thënë asamblistja e PDK-së, Gresa Lahu./EO

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika