Komuna e Prishtinës nënshkruan marrëveshje me BERZH-in

Nga e martja e 12 prillit Komuna e Prishtinës ka një marrëveshje të re me Bankën Evropiane për Rikonstruktim dhe Zhvillim (BERZH). Sipas marrëveshjes, do të përmirësohet eficienca në 47 ndërtesa publike në kryeqytet.

Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari, Përparim Rama, dhe nga presidentja e BERZH-it, Odile Renaund Basso, ka bërë të ditur Rama në rrjetin social Facebook.

Nga ky bashkëpunim në mes të Komunës së Prishtinës dhe BERZH-it do të perfitojnë ndërtesat, shkollat, çerdhet e qendrat familjare në kryeqytet.

Nënshkrimi i marrëvëshjes në mes të komunës së Prishtinës dhe BERZH

“Sot është një ditë e mirë, një ditë pozitive për Prishtinën. Sapo nënshkruam kontratën për një fond nga BERZH për përmirësimin e eficiencës të 47 ndërtesave publike në Komunën e Prishtinës për shkolla, çerdhe, qendra mjekësore familjare. Kjo ndihmon edhe në aspektin e mbrojtjes së ajrit të pastër për arsye se eficienca e nxehjes dhe ftohjes do të jetë më e mirë”, ka shkruar Rama.

Për implementimin e këtyre projekteve “Korniza e Qyteteve të Gjelbra – Eficienca e Energjisë në Ndërtesa Publike në Prishtinë” kap shumën e grantit prej 1 milion eurosh dhe, njëkohësisht, BERZH-i do të mobilizojë një grant teknik prej 315 mijë eurosh për implementimin e elementeve të caktuara të projektit.

Sipas të parit të kryeqytetit, Komuna e Prishtinës është tejet e përkushtuar për të shtyrë përpara projekte, të cilat janë në harmoni me ruajtjen e ambientit, zhvillimin e qëndrueshëm dhe promovimin e energjisë efiçiente, për të zvogëluar nivelin e ndotjes së ajrit në Prishtinë dhe më gjerë.

Shija e redaktorit

Intervistë | Rrëfimi i gazetarit Martin Çuni që u torturua...

Ishin vitet e regjimit serb në Kosovë, ato që rëndonin shpatullat e çdo shqiptari që vetëm kërkonte të jetonte i lirë në vendin e...

Forbes publikon renditjen e grave më të fuqishme në botë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shpallur gruaja më e fuqishme në botë për të dytin vit radhazi në renditjen vjetore...

Mirush Kabashi – “Ishte i madh, një gjeni dhe yll...

Ikona e artit shqiptar, Mirush Kabashi, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike me mbi 100 role...

Të fundit nga rubrika