Komuna e Prishtinës pa përgjigje për iniciativën e pastrimit të deponive ilegale

“Let’s Do It-Ta pastrojmë Kosovën” ka vendosur të kontribuojë në pastrimin e deponive ilegale në komunën e Prishtinës duke ofruar gjithashtu gjysmën e shpenzimeve të nevojshme. Por lidhur me këtë, ata thonë se kanë hasur në neglizhencë nga komuna e Prishtinës. Nga kjo e fundit thonë se kërkesën po e shqyrtojnë gjersa theksojnë se duan të jetë të sigurt se zona ku shtrihen deponitë ilegale nuk do shërbejë më si e tillë

Gjendet në një zonë jo fort të banuar por mjaft të frekuentuar nga vozitësit.

Kjo zonë në fshatin Trudë shërben si deponi ilegale e mbeturinave që hedhen nga qytetarët. Njësoj po shërben edhe kjo zonë në Shkabaj.

Ndonëse pastrimi i tyre është përgjegjësi që i takon komunës, atë ka vendosur ta marrë organizata “Let’s Do It-Ta pastrojmë Kosovën”.

Por, pavarësisht interesimit, ata thonë se këtë po e pengon komuna ngase në të njëjtën, ka hasur në vesh të shurdhër.

“Do provojmë të sigurojmë fonde shtesë ashtu që ato lokacione të pastrohen mirëpo, duhet të dime se sa vështirë është të sigurohen ato fonde për pastrimin e deponive. Pastrimi me 50 përqind nga ana jonë do bë do bëhej nëse komuna e Prishtinës zotohet ta paguaj pjesën tjetër”, ka thënë Luan Hasanaj nga “Let’s Do It-Ta pastrojmë Kosovën”.

Por nga Komuna, thonë se kanë të tjera parime.

“Ideja jonë është që paraprakisht, para se ta likuidojmë një deponi ilegale të krijuar, ti krijojmë garancat tona që e njëjta të mos kthehet në deponi. Kështu që ne kemi krijuar mbështetje prej inspektoriatit, prej banorve që banojnë dhe kemi pa mundësit për tu mos kthyr prap në deponi”, ka deklaruar Bekim Brestovci, Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës.

Megjithatë, nga e njëjta nuk kanë tendencë të refuzojnë bashkëpunimin.

“M’është thënë dje që ka ardh një kërkesë, nuk e kam pas në tavolinën time por besoj që nesër më së voni. Do e shohim por qëllimi është të krijojmë një koncept që jo vetëm si t’I largojmë por si t’i parandalojmë krijimin e këtyre hapsirave”, është shprehur Brestovci.

Deponitë ilegale në këto zona kanë vite ekzistimi e për të njëjtat, nga komuna nuk është dhënë afat për largimin e tyre.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika