Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, për shkak të një proteste që po zhvillohet dhe masave të përkohshme për menaxhimin e qarkullimit në hyrje të kryeqytetit, mund të ketë vonesa dhe pengesa në qarkullimin e transportit publik.
Sipas njoftimit të Komunës, linjat që kalojnë në këtë pjesë të qytetit mund të mos funksionojnë sipas orarit të rregullt, duke shkaktuar vonesa në qarkullim.
Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe durim deri në normalizimin e situatës.
“Ekipet tona po e përcjellin nga afër situatën dhe do të ndërmarrin masat e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e shërbimit, sa herë që kushtet e qarkullimit e mundësojnë”, thuhet në njoftim.