Komuna e Prishtinës teston qarkoren njëkahëshe

Komuna e Prishtinës do të fillojë testimin e qarkut njëkahor rreth shesheve të Prishtinës

Përmes një postimi në Facebook, Komuna e Prishtinës ka njoftuar testimin e shndërrimit të të gjithë unazës qendrore të Prishtinës në qarkore njëkahëshe për automjetet.

Ky testim do të funksionojë gjatë kësaj fundjave, tërsisht si rrugë njëkahëshe.

Komuna ka bërë të ditur se ky testim do të përfshijë këto rrugë:
– Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-menzës së Studentëve e deri te rrethrrotullimi prapa ndërtesës së Komunës
– Rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia.
– Rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE
– Rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore
– Rruga ‘Garibaldi’ deri te semaforët pranë Grandit
– Rruga ‘George Bush’ deri te semaforët pranë Katedrales
– Rruga ‘Eqrem Çabej’ deri te semaforët pranë ish-Menzës së Studentëve.
“Lëvizja e trafikut nëpër unazën e mësipërme do të jetë njëkahëshe në të gjitha korsitë dhe krahët e rrugëve”, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika