Komuna e Prishtinës zgjat orarin e punës me palë

Nga e hëna, Sektori i Gjendjes Civile (SGJC) dhe Qendra për Shërbim me Qytetarë (QSHQ) do të kenë një orar të ri të punës

Drejtoria e Administratës në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se ka ndërmarrë një vendim lidhur me ndryshimin e orarit të punës me palë në Sektorin e Gjendjes Civile (SGJC) dhe në Qendrën për Shërbim me Qytetarë (QSHQ).

Përmes një postimi në Facebook, në bazë të vendimit, tashmë, orari i punës me palë në këto dy sektorë, do të fillojë nga ora 07:30 në mëngjes deri në orën 16:00, pasdite.

Vendimi do të hyjë në fuqi nga data 06 qershor 2022, e hënë.

“Duke e konsideruar numrin e madh të kërkesave për shërbime nga qytetarët e kryeqytetit, Drejtoria e Administratës ka marr këtë vendim, me qëllim të rritjes së kohëzgjatjes për shërbime si dhe mundësinë për ofrimin e shërbimeve për qytetarët që punojnë e nuk kanë pasur mundësi për paraqitjen e kërkesave të tyre në oraret e deritanishme”, thuhet në njoftim.

Njoftime nga Komuna e Prishtinës
Njoftimi i Komunës së Prishtinës lidhur me ndryshimin e orarit të punës me palë në Sektorin e Gjendjes Civile (SGJC) dhe në Qendrën për Shërbim me Qytetarë (QSHQ)

 

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika