Komuna e Rahovecit e ka shpallur “Qytetar Nderi”, gazetarin gjerman Erich Rathfelder
Komuna e Rahovecit e ka shpallur “Qytetar Nderi”, gazetarin gjerman, Erich Rathfelder, kjo ishte bërë e ditur nëpërmjet një postimi që komuna e Rahovecit i kishte ftuar qytetarët të merrnin pjesë në këtë ceremoni për ditën e premte të datës 27 tetor të viti 2023. “Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë […]
Komuna e Rahovecit e ka shpallur “Qytetar Nderi”, gazetarin gjerman, Erich Rathfelder, kjo ishte bërë e ditur nëpërmjet një postimi që komuna e Rahovecit i kishte ftuar qytetarët të merrnin pjesë në këtë ceremoni për ditën e premte të datës 27 tetor të viti 2023.
“Të nderuar qytetarë, ju ftojmë të merrni pjesë në ceremoninë e dekorimit të gazetarit gjerman Erich Rathfelder me titullin “QYTETAR NDERI” i Rahovecit, e cila do të mbahet me datë 27 tetor 2023 (e premte), me fillim ne oren 14:00, në sallen e Kuvendit Komunal Rahovec”,
Ndërkohë, edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka uruar gazetarin gjerman, Erich Rathfelder.
“Urime, i nderuari zoti Rathfelder që u bëre qytetar nderi i Rahovecit! Puna juaj gazetareske është e lidhur, madje e ndërthurur, me këtë vend dhe gjithashtu ka lënë gjurmë te ju. Me të vërtetë e merituar për një mik të komunës dhe të gjithë Kosovës”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Congratulations, dear Mr Rathfelder, on becoming an honorary citizen of Rahovec! Your journalistic work is connected, even interwoven, with this place and has also left its mark on you.
Truly deserved for a friend of the municipality & the whole of Kosovo 🇽🇰🤝🇩🇪@ErichRathfelder pic.twitter.com/eKaQK8il4a— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 27, 2023















