Komuna e Rahovecit reagon pas ndërprerjeve të energjisë elektrike, i bën thirrje KEDS-it të jenë më të përgjegjshëm

Komuna e Rahovecit në një njoftim ka bërë të ditur se ditëve të fundit po përballet me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike. Nga komuna i kanë bërë thirrje KEDS-it, të “jenë më të përgjegjshëm’

Komuna e Rahovecit në një njoftim ka bërë të ditur se ditëve të fundit po përballet me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, pa paralajmërim.

Në njoftimin e komunës thuhet se si pasojë e kësaj po ka edhe vështirësi në furnizim me ujë në disa vendbanime.

Nga komuna i kanë bërë thirrje KEDS-it, të “jenë më të përgjegjshëm’.

“Ditëve të fundit Komuna e Rahovecit po përballet me ndërprerje të shpeshtë të energjisë elektrike, pa paralajmërim. Si pasojë e kësaj, po shkaktohet vështirësi për furnizim me ujë për qytetarët në disa vendbanime. Si rezultat i kësaj, semaforët nuk po funksionojnë në qytet, ku po shkaktohet kaos në komunikacion dhe avari në rrjetin e ndriçimit publik. Tani kanë filluar të vijnë bashkatdhetarët për festat e fundvitit, prandaj i bëjmë thirrje KEDS-it të jenë më të përgjegjshëm në furnizim me energji elektrike”, thuhet në reagimin e Komunës së Rahovecit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika