Komuna e Skenderajt ndihmon qytetarët me gjëra elementare

Komuna e Skënderajt ka bërë të ditur se familjet të cilat janë prekur nga vërshimet e ditëve të fundit, mund të kontaktojnë në numrat komunalë për t'u ndihmuar me gjëra elementare dhe ndihmë mjekësore në rast nevoje

Ilustrim

Pas dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, komuna e Skenderajt ka vendosur t’u dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë.

Kjo komunë, përmes një njoftimi, u ka bërë thirrje qytetarëve se në rast se kanë nevojë për gjëra ushqimore, veshmbathje apo batanije, mund të telefonojnë në numrat kontaktues të kësaj komune, numra në të cilët përfshihen zyra për informim dhe zyra për logjistikë.

Ndër të tjera, komuna e Skenderajt në njoftimin e lëshuar, bën të ditur se qytetarët mund të kërkojnë edhe ndihmë mjekësore në rast se kanë nevojë.

Kjo komunë për të qenë më afër qytetarëve po i ndihmon ata, duke qenë se ditëve të fundit si pasojë e reshjeve të dendura që shkaktuan vërshimet, disa familje kanë mbetur edhe pa kulm mbi kokë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika