Komuna nuk e asfalton rrugën D, banorët e lagjes ”Kodrina” në hall

Në momentin e fillimit të punimeve në lagjen Kodrina, ishte arritur edhe marrëveshja me komunën për asfaltimin e rrugës D, rrugë kjo e cila i lidh banorët e kësaj lagjeje me rrugën C. Mirëpo kjo marrëveshje nuk u zbatua nga Komuna, dhe këtë po e vuajnë banorët e kësaj lagje të cilët çdo ditë përballen me rrugën e keqe dhe pluhurin që shkaktohet

Është ndër lagjet më të mëdha në ndërtim në kryeqytet.

E infrastruktura e brendshme e lagjes ”Kodrina” tashmë është drejt përfundimit.

Mirëpo banorët të cilët tashmë janë vendosur aty janë në hall të madh me rrugën kryesore, e cila njihet si rruga D.

Rrugë e cila sipas përfaqësuesve të kompanisë ”Tregtia” është nën përgjegjësinë e komunës së Prishtinës për t’u rregulluar.

Sipas Ferat Bejtullahut nga Kompania ”Tregtia”, neglizhencën e komunës po e paguajnë banorët pasi çdo ditë ata detyrohen të kalojnë në këtë rrugë.

Ai shton se kjo rrugë është e rëndësishme edhe për banorë tjerë, pasi lidh edhe lagje tjera me rrugën C.

E nga Komuna e Prishtinës thonë se rregullimi i kësaj rruge nuk është planifikuar për këtë vit.

Sipas Komunës, një ndër arsyet është problemi i shpronësimit të banorëve që jetojnë aty.

Por sipas Bejtullahut ky arsyetim i Komunës nuk qëndron.

Ndërtimi i lagjes Kodrina ka filluar në vitin 2018, ndërsa konsiderohet ndër lagjet më të mëdha të Prishtinës, pasi kjo lagje do të ketë një kapacitet prej 20 mijë banorësh.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika