Komuna pas grevës së “Pastrimit”: E panevojshme, punëtorët po keqpërdoren politikisht
Komuna e Prishtinës ka reaguar pas grevës së punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të komunës, duke e cilësuar këtë veprim si të panevojshëm dhe të nxitur nga motive politike. “Përderisa Kryeqyteti, është duke bërë gjithcka për tejkalimin e kësaj gjendje konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i […]
Komuna e Prishtinës ka reaguar pas grevës së punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të komunës, duke e cilësuar këtë veprim si të panevojshëm dhe të nxitur nga motive politike.
“Përderisa Kryeqyteti, është duke bërë gjithcka për tejkalimin e kësaj gjendje konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm. Keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë”, thuhet në reagimin e Komunës.
Ata bëjnë të ditur se tashmë kanë nënshkruar një kontratë me vlerë 1.5 milionë euro me Kompaninë Regjionale të Pastrimit për mirëmbajtjen dhe pastrimin e hapësirave publike në qytet.
“Presim nënshkrimin e kësaj kontrate edhe nga Kompania Regjionale “Pastrimi”, me qëllim që punëtorët t’i kthehen punës dhe angazhimit të tyre në Kryeqytet”, thuhet në reagim.















