Komunat kërkojnë opinion ligjor nga MF për faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka thënë se konsiderohet që një opinion ligjor nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të sqaronte dilemat e ligjshmërisë rreth propozimit të Ministrit Murati lidhur me faljen e 100 eurove nga tatimi në pronë

Ministria e Financave

Ishte sygjeruar nga Ministri i Financave, Hekuran Murati që komunat të japin nga 100 euro për secilin tatimpagues për pronë këtë vit.

Ishte kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ai i cili i ka dërguar ministrit Murati për kërkesën e një opinioni  ligjor për çështjen se a ka të drejtë Kuvendi i Komunës të vendos për faljen e tatimit në pronë.

Lidhur me këtë, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka thënë se konsiderohet që një opinion ligjor nga MFPT do të sqaronte dilemat e ligjshmërisë rreth propozimit të Ministrit Murati.

“Sot, është parashtruar kërkesa për Opinion ligjor nga Kryetari i Drenasit, z.Ramiz Lladrovci drejtuar Ministrisë së Financave, Transfereve dhe Punës duke e vënë në dijeni edhe Kryeministrin, Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe palët e interesit. Konsiderohet se Opinioni ligjor nga Ministria e Financave Transfereve dhe Punës do të sqaroj dilemat e ligjshmërisë rreth propozimit të Ministrit z.Murati për “faljen e 100 eurove nga tatimi i pronës për vitin 2023”. Dilemat e shprehura nga Kryetarët e Komunave rreth ligjshmërisë së këtij propozimi të Ministrit te Financave z.Murati, presim t’i japë zgjidhje ky opinion sqarues që e presim nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës”, thuhet në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Tutje, kjo e fundit ka thënë se presin që këto dilema t’i qartësojë Opinioni ligjor nga Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës si institucion kompetent.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar qytetarët se tatimi në pronë është tatim i cili mblidhet nga komunat dhe përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për komunat. Krahas kësaj, e njëjta kishte bërë të ditur se nga ky vit, të gjitha tokat rezidenciale, komerciale, industriale dhe pyjore tatimohen me 100% të vlerës së vlerësuar.

“Vlen të theksohet se në vitin tatimor 2023 nuk zbatohet zbritja e përgjithshme për tokat, pasi që tanimë kemi hyrë në vitin e 5-të të tatimimit të tokave. Nga ky vit, të gjitha tokat rezidenciale, komerciale, industriale dhe pyjore tatimohen me 100% të vlerës së vlerësuar, për dallim nga viti i kaluar ku është zbatuar zbritja e përgjithshme prej 20%, ku tokat janë tatimuar me 80% të vlerës së vlerësuar”, kështu kishte deklaruar Ministria e Financave me një njoftim zyrtar.

Shija e redaktorit

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arrest për Putinin

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjNP) ka lëshuar një urdhër-arrest për presidentin rus, Vladimir Putin. GjNP-ja pretendon se ai është përgjegjës për krimet e luftës, duke përfshirë...

Libraria “Dukagjini” në listën e ngushtë për çmimin prestigjioz të...

Libraria “Dukagjini” është futur në listën e ngushtë të të nominuarve për Çmimin Ndërkombëtar të Përsosmërisë, në kuadër të Panairit të Librit në Londër....

Lul Raka, shpalos kujtime në “Radar” për kohën e Pandemisë

Sot më 13 mars 2023, janë bërë tri vjet që kur pandemia COVID-19, preku Kosovën. Rasti i parë me koronavirus në botë mendohet të...

Të fundit nga rubrika