Komunat në veri me billborde “Mirë se vini në Asocacionin e Komunave Serbe”

Në mëngjesin e së hënës së një gushtit, katër komuna në veri të Mitrovicës me shumicë serbe janë zgjuar me mesazhet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”

FOTO: Kosova Online

Katër komuna në veri të Mitrovicës me shumicë serbe janë zgjuar mëngjesin e së hënës së një gushtit me mesazhet “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”.

Billbordet dhe posterat në të gjithë Mitrovicën, specifikisht në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan tregojnë sloganin “Kjo është ZSO (AKS)”, me simbole dhe mesazhe në gjuhën angleze që flasin për këtë organizatë, raporton Kosova Online.

Mesazhet janë shfaqur në shëtitoren kryesore në Mitrovicën e Veriut, dhe në tabelat e vendosura në hyrje-daljet e katër komunave.

Marrëveshja për formimin e Asociacionit mes Kosovës e Serbisë është arritur në vitin 2013.

FOTO: Kosovo Online, Billborde ZSO (AKS)

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika