“Komunat nuk mund t’i kompensojnë dëmet nga fatkeqësitë natyrore”, Ibrahimi kërkon fond emergjent dhe ndryshim të procedurave

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar se disa komuna janë prekur nga stuhia e fuqishme e një dite më parë, ndërsa ka theksuar se përgjegjësia për kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore i takon nivelit qendror.

Ibrahimi tha se, sipas informacioneve të marra nga kryetarët e komunave dhe nga mbledhja e Bordit të Asociacionit, më të prekura janë komunat e Vitisë, Mamushës, Istogut, Rahovecit dhe Suharekës.

“Qytetari duhet ta dijë se cilat janë përgjegjësitë e nivelit lokal dhe atij qendror. Sa i përket kompensimit të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, legjislacioni në fuqi e ngarkon me përgjegjësi nivelin qendror. Edhe dëmet në infrastrukturën publike duhet të mbulohen nga niveli qendror”, tha Ibrahimi.

Ai shpjegoi procedurën që ndiqet për vlerësimin e dëmeve, duke bërë të ditur se qytetarët fillimisht paraqesin kërkesat në komunë, ku themelohen komisionet vlerësuese që dalin në terren për verifikimin e dëmeve.

“Pas verifikimit, raporti miratohet në Kuvendin Komunal dhe më pas procedohet në nivelin qendror për shqyrtim dhe kompensim”, u shpreh ai.

Sipas Ibrahimit, komunat përballen me dy probleme kryesore: mungesën e mjeteve financiare dhe mungesën e përgjegjësisë ligjore për kompensimin e dëmeve.

“Komunat nuk kanë mjete financiare dhe nuk kanë përgjegjësi financiare për kompensimin e dëmeve. Si Asociacion i Komunave kemi kërkuar vazhdimisht krijimin e një fondi emergjent, në mënyrë që shteti të mund t’i kompensojë qytetarët më shpejt dhe pa vonesa”, deklaroi ai.

Ibrahimi kritikoi edhe procedurat burokratike, duke thënë se dëmet nga vitet 2022 dhe 2023 ende nuk janë kompensuar.

Ai propozoi që të krijohen komisione të përbashkëta mes nivelit lokal dhe atij qendror për vlerësimin e dëmeve, me qëllim të shmangies së përsëritjes së procedurave.

“Kemi kërkuar që të themelohen komisione të përbashkëta të vlerësimit të dëmeve. Aktualisht, puna bëhet dy herë, pasi raportet e komunave rishqyrtohen nga niveli qendror. Nëse ka dyshime, atëherë le të ketë komisione të përbashkëta, në mënyrë që të shmangen vonesat dhe kontestimet”, përfundoi Ibrahimi.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika