Komunat protestojnë sot në Prishtinë kundër ndërhyrjeve të nivelit qendror

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror.

Protesta është organizuar nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe do të mbahet në orën 11:00, në sheshin “Skënderbeu”.

Organizatorët e kanë cilësuar atë si protestë paqësore, institucionale dhe jopartiake.

Ndërkohë, kryetarët e komunave kanë ngritur shqetësime për shkurtimet buxhetore, financimin e mësimdhënësve, kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, si dhe për ndërhyrjet e pretenduara të nivelit qendror në kompetencat komunale.

Të fundit nga rubrika