Komunat veriore synojnë Asociacionin e komunave të Kosovës

Ngjashëm me Leposaviqin dhe Mitrovicën Veriore, edhe komuna e Zubin Potokut sipas kryetarit të saj synon anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe kyqjen në KEDS për të nisur pagesën e rrymës. Këto dy kërkesa Mitrovica Veriore i ka bërë qe disa ditë por ende nuk ka pranuar përgjigje zyrtare. Krahas tyre nga kjo komunë po presin përgjigje edhe për lirimin e urës së Ibrit për qarkullim dhe ri-ndërtimin e xhamisë së shkatërruar përgjatë luftës së fundit në Kosovë

Pas problemeve shëndetësore, shëndosh e mirë i është ri-kthyer detyrës për të cilën u betua më 25 maj.

Izmir Zeqiri detyrën e kryetarit të Zubin Potokut po e ushtron nga Zyra për Komunitete në fshatin e lindjes, në Çabër.

Ende pa e kompletuar kabinetin dhe drejtoritë, Zeqirit dhe katër kryetarëve të komunave veriore iu është vënë në pikëpyetje mandati.

Përkundër pajtimit të përgjithshëm nga të gjitha palët, Zeqiri thotë se nuk është duke menduar për zgjedhje të parakohshme, por është i fokusuar në punën që i takon.

“Duhet të gjinden arsyet, Pse? Forma ligjore qoftë e dorëheqjes ose qoftë e ndonjë shkarkimi që po spekulohet. Duhet të ketë një rrugë ligjore, unë gjithmonë edhe pas kësaj here, kur janë bërë pyetjet, kam thënë nuk është me rëndësi çështja e një personi”, thotë Izmir Zeqiri, Kryetar i Zubin Potokut.

Përkundër se janë në parti të ndryshme, Zeqiri thotë se do t’i ndjekë disa nga hapat e kryetarëve të Leposaviqit dhe të Mitrovicës Veriore.

“Në proces e sipër jemi edhe në atë kërkesën për KEDS-in por edhe në kërkesën për asociacion”, shtoi Zeqiri.

Për hapat për të cilët po flet kryetari i Zubin Potokut komunat tjera ende nuk kanë marrë përgjigje.

 “Jo (nuk kemi marrë përgjigje), është dërguar kërkesa edhe vendimi nga Kuvendi që tash sigurisht do të analizohet situata edhe nga kryesia e tash sigurisht që edhe Asociacioni i Komunave të Kosovës e ka statutin edhe rregulloren e punës” ka thënë Kryesuesi i asamblesë komunale, Nedzat Ugljanin.

Ugljanin tregon se janë në pritje të përgjigjeve dhe hapave konkret edhe për kërkesën që të lirohet për qarkullim ura e Ibrit dhe të nisë rindërtimi i xhamisë buzë Ibrit.

“Tash duhet me e kriju një lloj organogrami sepse kjo komunë në fakt ka funksionuar si zyrë administrative me shtatë drejtori. Tash përshembull është drejtori për komunitet që nuk guxon me ekzistu sipas ligji për vetëqeverisje lokale, është i vetmi drejtor për komunitete në territor të Kosovës”.

Kryesuesi i Asamblesë Komunale thotë se kanë kërkuar Zyrën për Komunitete e cila pret që të themelohet së shpejti.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika