Ibrahima Konate ka konfirmuar se marrëveshja e re me Liverpool është shumë afër finalizimit dhe pritet të mbetet në klub.

“Jemi në bisedime me klubin, jemi afër një marrëveshjeje,” tha Konaté, duke konfirmuar raportimet e dy javëve më parë.

Në të njëjtën ditë, Dominik Szoboszlai deklaroi se nuk ka ende progres në lidhje me kontratën e tij të re:

“Nuk ka pasur ndonjë zhvillim të madh rreth kontratës së re. Kontrata aktuale më përfundon në vitin 2028, unë jam i gatshëm çdo ditë, çdo javë dhe pastaj të shohim çfarë ndodh.”

Ai shtoi gjithashtu se ndihet mirë te Liverpool:

“E dua këtë klub, siç kam thënë shumë herë. I dua tifozët dhe më pëlqen të jem këtu. Familja ime është e lumtur.”

Megjithatë, negociatat mes palëve ende po vazhdojnë.