Koncert i përbashkët në mes të dy fakulteteve

Në mbrëmjen e së premtës në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve do të mbahet Seria koncertale “SKENA UP” e organizuar nga Fakulteti i arteve – Universiteti i Prishtinës përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit, ku mysafirë do të jenë përfaqësues të Fakultetit të Arteve të Pejës.

Këtë e ka bërë të ditur Dekani i Fakultetit të Arteve në Pejë, Hysen Nimani përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Ne kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Fakulteti i Arteve Pejë dhe Fakulteti i Arteve – Universiteti i Prishtinës, konkretisht me Prodekanin Prof. Ass. Drinor Zymberi, gjithashtu përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, sonte Orkestra e Fakultetit të Arteve të Universiteti Haxhi Zeka në Pejë nën udhëheqjen e Prof. Asoc. Astrit Pallaska do të jenë mysafirë në Serinë koncertale “SKENA UP”

Fakulteti i Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” njëherësh edhe nikoqirë i kësaj mbrëmjeje do të prezantohet me korin dhe orekstrën e këtij Fakulteti nën dirigjimin e prof. asis. Edon Ramadani, ndërsa Fakulteti i Arteve të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë do të paraqitet me orkestrën nën dirigjimin e prof. asoc. Astrit Pallaska.

Koncerti fillon në ora 19:00.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika