Koncerti i Max Travel po bën bujë në Turqi

Edicioni i 2-të i Max Fest u mbajt për 3 ditë me radhë në Prishtinë. Ky event madhështor, i cili u organizua nga Max Travel, ka sjellë në Kosovë mbi 30 përfaqësues të hoteleve turke, për t’i informuar qytetarët e Kosovës nga afër për gjithçka rreth hoteleve dhe sezonin veror 2022.

Nata përmbyllëse e Max Fest 2022, në të cilën përformuan Minatori, Offchestra dhe Yll Limani, bëri bujë të madhe në Kosovë. Por, kjo bujë duket se nuk ka mbetur vetëm brenda kufijve tanë. Të shumtë kanë qenë qytetarë dhe yje turq të cilët përmes rrjeteve të tyre sociale shprehin entuziazmin dhe dëshirën që të jenë mes turmës atje.

Demet Akalin, këngëtarja dhe ish-modelja turke, është një nga emrat e njohur të Turqisë, e cila ka reaguar në rrjetin e saj instagram për koncertin e organizuar nga Max Travel në Prishtinë .

“Kjo është Kosova, dashuri dhe respekt” ishin disa nga fjalët e saj për koncertin.

Max Travel nuk do të ndalet me kaq, Max Fest 2023 ju pret me shumë surpriza.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika