Punimet e Konferencës së Londrës filluan 110 vjet më parë. Në këtë konferencë u vendos përgjysmimi i trojeve shqiptare dhe fati i tyre.

Konferenca e Ambasadorëve, e cila punimet i filloi në dhjetor të 1912-ës, mund të ketë qenë përcaktuese e së ardhmes së Shqipërisë mbi pavarësinë e vendit, por siç dihet nga ajo konferencë, Shqipëria ka dalë e përgjysmuar në kufijtë e saj.

Në këtë konferencë kanë marrë pjesë fuqitë e mëdha të Evropës, përfaqësuesi i Perandorisë Otomane dhe përfaqësues të fuqive ballkanike, me përjashtim të Shqipërisë (që nuk njihej) dhe Greqisë (që nuk e kishte nënshkruar armëpushimin).

Nga kjo konferencë ka dalë Traktati i Londrës, mbi ndarjen e territoreve që kanë dalë jashtë Perandorisë Otomane prej fuqive të mëdha dhe aleatëve të tyre. Ky Traktat ka mbetur i fshehtë deri në Konferencën e Versajës (1918).

Të gjitha fuqitë e mëdha kanë paraqitur versionin e tyre të hartës së Shqipërisë. Harta më e favorshme për shqiptarët ishte ajo e propozuar nga Austro-Hungaria.

Pas shumë diskutimesh, më 29 korrik 1913, ambasadorët kanë marrë një vendim formal për të njohur Principatën e Shqipërisë si shtet sovran të pavarur nga Perandoria Osmane, duke e copëtuar edhe një herë dhe duke marrë dy të tretat e trojeve shqiptare. /KP