Konferenca ndërqeveritare Shqipëri-BE, Rama: Mbyllim tre kapituj negociues

Të martën e 14 korrikut, në Bruksel, mbahet Konferenca e Ndërqeveritare e nëntë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Shqipëria nuk ndalet në aspiratën e saj për t’u bërë pjesë e familjes së madhe europiane.

Ai ka ironizuar edhe opozitën, ndërsa thotë se puna e tyre janë llafet, kurse Partia Socialiste dhe qeveria vijojnë të bëjnë punën dhe reformat e duhura.

“Shqipëria nuk ndalet. Thanë negociatat u bllokuan; thanë Samiti i NATOS u anullua; thanë qeveria u rrëzua; thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa fjala jonë është puna”, shkruan Rama.

Në Konferencë pritet të bëhet mbyllja e tre kapitujve të parë të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Kapitujt që priten të mbyllen:

-Kapitulli 25 – Shkenca dhe Kërkimi Shkencor dhe

-Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura

-Kapitullin 30 – Marrëdhëniet me Jashtë

 

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika