Konferenca për kriptovaluta në Prishtinë, edhe dita e dytë ndiqet me interes

Konferenca për kriptovalutat që u mbajt Prishtinë, ka tërhequr një numër të madh të vizitorëve dhe entuziastëve të teknologjisë financiare. Kjo ngjarje mblodhi ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë për të diskutuar mbi të ardhmen e ekonomisë digjitale

Edhe në ditën e dytë të konferencës për kriptovalutat, qindra qytetarë e entuziastë për adresë patën Prishtinën.

Ngjarja mblodhi përreth ekspertë që në panele diskutuan ndikimin e blockchain në financa, sfidat rregullative dhe përdorimin e kriptovalutave në ekonominë lokale.

Ndër folësit kryesorë ishte edhe Sandro Slukan nga Binance, i cili theksoi rëndësinë e edukimit dhe transparencës.

“Është një nga shtyllat kryesore për ne, sepse na jep mundësinë e shkëlqyer të takohemi me komunitetin vendas, me udhëheqësit lokalë dhe të shqyrtojmë mundësitë e zhvillimit për çdo treg specifik. I inkurajoj fort të gjithë që të organizojnë ngjarje të tilla, sepse ne jemi gjithmonë në kërkim të partneriteteve dhe të përfshirjes në evente të rëndësishme si ‘Block Talk’ që po mbahet këtu.”

Organizatori Labinot Bajrami tha se pas një dite të parë të suksesshme, sot panelet fokusohen në tregjet financiare dhe kriptovaluta, me pjesëmarrjen edhe të Emanuel Bajrës.

“Vlen me cekë që sot një prej paneleve është edhe Emanuel Bajra, kryesues I fondit të pensionit të kosovës në përgjithësi pikëpamjet e binances në këtë konferencë janë të shkëlqyeshme, janë të interesum me vazhdu bashkëpunimin me neve edhe në të ardhmen”, ka deklaruar ai.

Konferenca për kriptovalutat në Prishtinë edhe këtë vit përfundoi me sukses, ndërsa ditën e parë që pati mijëra vizitorë, duke befasuar edhe organizatorët

Ngjarja, edhe një herë vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe edukimit për të përballuar sfidat e industrisë së kriptomonedhave.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika