Konferencat dhe deklaratat e krerëve nga vizita e ministrit të Mbrojtjes së Turqisë në Kosovë

Me nderime të larta shtetërore është pritur të martën në Kosovë ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler

Me nderime të larta shtetërore është pritur të martën në Kosovë ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler.

Fillimisht, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka pritur me nderime të larta shtetërore, ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Yasar Guler.

Në konferencë për media, ministri i Mbrojtjes, Guler, ka deklaruar se dialogu është rruga e vetme për paqe dhe stabilitet në rajon.

Sipas tij, raportet e Turqisë me Kosovën si partner në Ballkan do të vazhdojnë në të gjitha fushat.

“Ne e përkrahim sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Kosovës dhe anëtarësimin e saj në qarqet ndërkombëtare. E theksuam faktin që duke nisur nga Kosova, paqja lumturia dhe siguria në Ballkan për ne ishte çështje që kanë rëndësi të madhe. Ne themi se dialogu është rruga e vetme e paqes dhe e stabilitetit në këtë rajon dhe theksuam se detyrën që kemi marrë, të komandantit të KFOR-it, do ta respektojmë me neutralitet të plotë”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha se Republika e Turqisë ka qenë dhe vazhdon të mbetet partner strategjik për Republikën e Kosovës.

Ai ka theksuar se ka kërkuar nga ministri turk mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për paqe në NATO.

Ejup Maqedonci, minister i Mbrojtjes

Maqedonci shtoi se Kosova ka dëshmuar se është e vendosur fuqishëm në funksion të paqes.

“Jemi shumë mirënjohës për përkrahjen që kemi marrë, qoftë përmes trajnimit e po ashtu edhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake. Patjetër që ne do të vazhdojmë të realizojmë marrëveshje që janë të dobishme për të dyja palët”.

Ministri turk i Mbrojtjes është takuar edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari.

Presidentja e ka uruar ministrin turk për pozitën e tij si ministër në Republikën e Turqisë, si dhe e falënderoi Turqinë e në veçanti presidentin Erdogan për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës.

Gjatë takimit me ministrin u diskutua për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në trajnimet e FSK-së dhe shkëmbimin e intensifikuar me qëllim të avancimit të bashkëpunimit të përgjithshëm në fushën e sigurisë.

Ministri konfirmoi mbështetjen e palëkundur për Kosovën.

Tutje, ministri Güler u shpreh mirënjohës ndaj Republikës së Kosovës, veçmas me solidarizimin dhe ndihmën që Republika e Kosovës i pati ofruar Turqisë pas tërmetit shkatërrues në këtë shtet.

Në takim, presidentja Osmani ka diskutuar edhe për gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë, si dhe për aktin e agresionit dhe sulmin terrorist të Serbisë që ndodhi më 24 shtator në Republikën e Kosovës, me ç’rast potencoi se garantimi dhe mbrojtja e sigurisë në vend janë prioritet.

Konfirmoi gatishmërinë dhe rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët në këtë drejtim.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në drekë pune ministrin turk të Mbrojtjes, Jashar Gyler.

Në një postim në platformën X, Kurti ka shkruar se me ministrin turk të Mbrojtjes kanë diskutuar mënyrat për të vazhduar marrëdhëniet.

“I kënaqur të pres sot për drekë ministrin turk të Mbrojtjes Yaşar Güler. Ne diskutuam mënyrat për të vazhduar marrëdhëniet tona të forta dypalëshe në fushën e mbrojtjes”.

“Unë gjithashtu ritheksova angazhimin tonë për të ruajtur paqen dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë kundër dhunës terroriste”, ka shkruar kryeministri në platformën X.

Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika