Konfirmohen 5 kandidatët për kryeprokuror, korriku mund të sjellë emrin e fituesit

Paneli vlerësues i KPK-së i ka dhënë dritën jeshile 5 kandidatëve që kanë aplikuar për pozitën e kryeprokurorit të shtetit. Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu e Zejnullah Gashi, pritet që të marrin edhe miratimin e anëtarëve të KPK-së, meqë proceduralisht dokumentet i kishin në rregull.

Secila nga 5 dosjet e dorëzuara në zyren e Këshillit Prokurorial të Kosovës, që kishte brenda dokumente të kandidatëve për kryeprokuror të shtetit është shqyrtuar nga paneli vlerësues.

Dhe në takimin e këtij organi mbajtur këtë të mërkurë, u konfimua se lista prej 5 kandidatëve që kishin aplikuar, i kishin përmbushur kriteret ligjore.

Në fillim të këtij takimi, kryesuesi i Këshillit, tha se janë zotuar dhe se ky proces do të jetë transparent.

“Brenda afatit të caktuar ju njoftoj se janë pranuar 5 aplikime nga prokurorët e shtetit si në vijim, Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi , tre të parët vijnë nga Prokuroria Speciale, prokurori i katër vije nga zyra e kryeprokurorit të shtetit dhe i pesti është kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë”, ka deklaruar Arian Gashi, kryesues i KPK-së.

Për shkak të konfidencialitetit, shqyrtimi i dokumenteve nga ana e panelit për prokurorët që synojnë pozitën e kryeprokurorit të shtetit, është bërë pa praninë e kamerave.

“Meqë kemi të bëjmë me dosje të kandidatëve ku ka gjëra që nuk mund të publikohen deri në këtë fazë videoincizimi ishte i lejuar prandja iu kemi dhënë edhe një deklaratë të konfidencialitetit që edhe ne e nënshkruajmë si anëtarë”, ka deklaruar ai.

Pas konfirmimit të listës nga paneli, brenda kësaj jave pritet që të mblidhet Këshilli Prokurorial i Kosovës, për të vendosur edhe zyrtarisht për miratim.

Pjesëtarë të shoqërisë civile, kanë pritje për një proces serioz, që brenda muajit të ardhshëm, mudn të nxejrrë një emër që dërgohet për dekretim tek presidentja.

“Pret që procesi për pozitën e kryeprokurorit të shtetit të bëhet në tërësi bazuar në legjislacionin në fuqi, rregulloret dhe ligjet përkatëse të cilat rregullojnë sistemin prokurorial të Republikës së Kosovës, ligje dhe rregullore që duhet të respektohen në tërësi nga ana e panelit vlerësues por edhe nga ana e vet KPK-së në fund që pastaj të kemi një kandiat të prodhuar që është nxjerrë në tërësi bazuar në legjislacionin në fuqi”, ka deklaruar Flamur Kabashi – Hulumtues në IKD.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, vendosi të hapë konkurs të ri për kryeprokurorin e shtetit, 4 vjet pas atij që nxorri të parin Blerim Isufajn, por që nuk u dekretua nga atëehrë presidentja Vjosa Osmani./TVDUKAGJINI

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika