Engin Gencoglu ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Trepçës.

Mësohet se vendimin, trajneri turk e ka marrë gjatë mbrëmjes së kaluar.

Teksa, klubi nga Mitrovica do të dalë me deklaratë zyrtare së shpejti.

Kujtojmë se rezultati i ndeshjeve finale është 1-1 për momentin.

Gjatë kohës sa trajneri turk e drejtoi Trepçën nuk munguan rezultatet pozitive.

Ai i udhëhoqi “minatorët” deri në finale – teksa premtoi se titullin e kampionit do e dërgojë në Mitrovicë.

Sa i përket trajnerit të ri, nuk dihet ende se kush do e drejtojë Trepçën.