Konfirmohet intervistimi i Martin Berishajt në Prokurorinë Speciale, avokati Tomë Gashi thotë se klienti i tij ka dhënë “sqarime”

Avokati Tomë Gashi ka konfirmuar se klienti i tij, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar në Prokurorinë Speciale.

Sipas avokatit, Berishaj ka dhënë “deklaratë sqaruese”, duke shtuar se ajo do të ndihmojë për “të eliminuar çdo dyshim për aferën e ndërtuar nga gazetari serb”.

Postimi i Gashit pa ndërhyrje:

Per ti ndihmuar Prokuroris Speciale te Kosoves sot zotni Martin Berisha ka dhene deklarat sqaruese me te cilen ne besoim qe i ka ndihmuar Prokuroris per te eliminuar çdo dyshim per aferen e ndertuat nga gaetari serb i aferm me sherbimin sekret te Serbis me qellim te demtimit te reputacionit te Profesorit Martin Berisha i cili eshte hale ne sy te serbis edhe te disave qe me vetedije apo pa vetedije i agjendat e Serbis

Ne i falenderohemi Prokurosis e cila perfundimisht besoim qe e ka kristal te qart se Martin Berisha ka pesuat paksa demtim kolaterale te atyre qe ne menyr patologjike e urrejn Levizjen Vetevendosje e posaqerisht Kryeministrin me te mire qe e ka pas Kosova ndonjere zotni Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika