Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës(IKShPK) ka njoftimin e SHSKUK-së thuhet se aktualisht, gjendja e përgjithshme e pacientit është stabile dhe ai po trajtohet në përputhje me protokollet ndërkombëtare dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa një punonjës shëndetësor që ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin është izoluar dhe po diagnostikohet. Gjendja e tij është stabile.

Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:

Më datë 24.12.2024, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), është pranuar një pacient 30-vjeçar nga Prishtina me manifestime të ndryshimeve lëkurore në formë ekzantemash vezikuloze, të shoqëruara me ënjtje të gjëndrave limfatike në qafë, aksila dhe inguinum.

Nga të dhënat që janë marrë nga vet pacienti, ai ka qëndruar për 4 muaj në Afrikën Perëndimore, një zonë me rrezik të lartë për infeksion me M-Pox (Monkeypox).

Për këtë arsye, ai është izoluar menjëherë në dhomë të veçantë për trajtim dhe monitorim.

Më datë 26.12.2024, pas marrjes së mostrave dhe analizave laboratorike, nga Laboratori i Mikrobiologjisë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është konfirmuar pozitiv për M-Pox.

Aktualisht, gjendja e përgjithshme e pacientit është stabile, dhe ai po trajtohet në përputhje me protokollet ndërkombëtare, jashtë rrezikut për jetë.

Masat që janë ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së infeksionit:
Pacienti po trajtohet në kushte të veçanta për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Një punonjës shëndetësor që ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me pacientin është izoluar dhe po diagnostikohet. Gjendja e tij është stabile.

Klinika Infektive disponon pajisje personale mbrojtëse (PPM), medikamente dhe dezinfektantë të mjaftueshëm për të siguruar mbrojtjen e personelit dhe pacientëve.

Janë forcuar masat e kontrollit të infeksionit dhe është bërë izolimi i repartit për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit.

QKUK mbetet e angazhuar për ofrimin e kujdesit shëndetësor maksimal dhe parandalimin e përhapjes së infeksioneve.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika