Konfirmohet sezoni i dytë i serialit “Squid Game”

Seriali më i popullarizuar i Netflix, "Squd Game", do të rikthehet me sezon të dytë. Këtë informacion e ka bërë të ditur producenti ekzekutiv i serialit, Hwang Dong-hyuk, dhe Netflix në rrjetin e tyre social, Twitter

Foto e postuar nga Netflix që tregon fillimin e sezonit të dytë të filmit "Squad Game"

Të dielën e 12 qershorit, Netflix ka njoftuar se do të ketë sezon të dytë të serialit “Squad Game”

Krijuesi i serialit, Hwang Dong-hyuk, ka konfirmuar rikthimin e serialit në një intervistë me Vanity Fair.

Daily Mail transmeton se, Netflix ka ndarë një video në llogarinë e tyre në Twitter.

Letra e Hwang Dong-hyuk, producentit ekzekutiv i filmit “Squad Game”

Kjo video tregonte syrin e kukullës me një dritë të kuqe, pas së cilës u shfaq numri dy.

Transmetuesi i serialit ka shtuar një mesazh humoristik në mbishkrimin e postimit, ku thuhej: “Drita e kuqe… Drita e gjelbër!”

Dong-Hyuk, 51-vjeçar, filloi mesazhin e tij duke shkruar: “Një raund krejt i ri po vjen”.

“U deshën 12 vite të tëra për të sjellë në jetë sezonin e parë të Squid Game vitin e kaluar. Por u deshën 12 ditë që Squid Game të bëhej seriali më i njohur i Netflix ndonjëherë. Si shkrimtar, regjisor dhe producent i Squid Game, një thirrje e madhe për fansat tanë në mbarë botën. Faleminderit që shikoni dhe pëlqeni shfaqjen tonë”, thuhej tutje në shkrimin e tij.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika