Konfirmohet shkarkimi i rektorit të UP-së, nga e hëna do të hapet konkursi i ri
Edhe zyrtarisht është konfirmuar shkarkimi i Naser Sahitit nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës. Zv.kryesuesja e Keshillit Drejtues, Arbresha Nela Turjaku para mediave tha se prej të hënës do të hapet konkursi për rektorin/en e re. Deri në zgjedhjen rektorit/es detyrën do ta ushtrojë Luljeta Plakolli Kasumi. Arsyet e shkarkimit sipas Kryesuesit të […]





Edhe zyrtarisht është konfirmuar shkarkimi i Naser Sahitit nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës.
Zv.kryesuesja e Keshillit Drejtues, Arbresha Nela Turjaku para mediave tha se prej të hënës do të hapet konkursi për rektorin/en e re. Deri në zgjedhjen rektorit/es detyrën do ta ushtrojë Luljeta Plakolli Kasumi.
Arsyet e shkarkimit sipas Kryesuesit të KD-së janë ato qe i ka publikuar RTV Dukagjini ditën e djeshme.
Përfaqësuesit e Këshillit Drejtues e mohuan se shkarkimi i Naser Sahitit është i motivuar politikisht.
Ata njoftuan se emërimi i Luljeta Plakolli Kasumit si ushtruese e detyrës ka qenë propozim i hapur i anëtarëve të Këshillit Drejtues. Sipas tyre, ajo u votua me vota unanime për këtë pozitë.
Rektori i Universiteti të Prishtinës, Naser Sahiti, është shkarkuar nga pozita e tij.
Kjo është bërë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të UP-së, në të cilën ishin të përjashtuara mediat.
Ndryshe, të enjten e 20 tetorit, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti në një konferencë për media e ka quajtur “mbledhje kundërligjore” mbledhjen e paralajmëruar të Këshillit Drejtues për sot (të premten), në të cilën ishte i ftuar Sahiti për të dhënë sqarime për disa prej atyre që janë evidentuar si probleme të përsëritura ndër vite.




















