Policia e Kosovës në Rajonin e Prishtinës ka konfiskuar 34 patentë shoferë, pasi ngasësit nuk kanë respektuar sinjalizimin e semaforëve.

“Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti Rajonal i Trafikut rrugor, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik. Në kuadër të këtyre angazhimeve, sot ka filluar implementimi i planit “Semafori”. Deri tani u janë konfiskuar 34 patentë shoferë, ngasësve që nuk kanë respektuar sinjalizimin e semaforëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Po ashtu, në njoftimin e policisë thuhet se angazhimet për sigurinë në trafik do të kenë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojnë derisa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.