Konfiskohen 350 palë atlete të falsifikuara në rajon të Prizrenit, ishin kontrabanduar ilegalisht në Kosovë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se në rajon të Prizrenit kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe e kanë ndaluar për kontroll, ku gjatë kontrollit është zbuluar një sasi prej 350 palësh mbathje sportive pa prejardhje, që besohet se janë kontrabanduar në Kosovë përmes rrugëve ilegale

Dogana e Kosovës njofton se ka parandaluar kontrabandimin e mbathjeve sportive në regjionin e Prizrenit.

Sipas njoftimit të Doganës, në rajon të Prizrenit kanë identifikuar një automjet të dyshimtë dhe e kanë ndaluar për kontroll.

Gjatë kontrollit është zbuluar një sasi prej 350 palësh mbathje sportive pa prejardhje, që besohet se janë kontrabanduar në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

“Përveçse janë kontrabandë, këto mbathje sportive janë marka të falsifikuara, duke shkelur ligjin për të Drejtat e Pronësisë Intelektuale (DPI). Të gjitha mallrat janë konfiskuar si dhe është inicuar procedura kundërvajtëse”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika