Konfiskohen 400 gramë marihuanë, kallashnikov dhe mbi 9 mijë euro në një shtëpi në Kaçanik

Policia e Kosoves ka njoftuar se mbi 400 gramë marihuanë, një armë zjarri kallanikov, fishekë e mbi 9 mijë euro janë gjetur e konfiskuar gjatë një kontrolli në shtëpinë e një të dyshuari në Kaçanik.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar gjithashtu se nuk raportohet për asnjë të arrestuar në këtë rast.

“Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 401.9 gramë, një armë zjarri AK/47, 5 karikatorë me 109 fishekë, një pistoletë me dy karikatorë me 29 fishekë dhe 9050 €. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport të policisë.

Rasti është cilësuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika