Konfiskohen armë, municion e uniforma në veri, Policia mban sot konferencë të jashtëzakonshme

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 20 gusht, do të mbajë konferencë të jashtëzakonshme për media, ku do të prezantohen detaje lidhur me operacionet e zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës dhe në Zubin Potok.

Konferenca do të mbahet nga ora 16:00 në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, gjatë operacioneve në veri të Mitrovicës është gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armatimit, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante. Policia ka bërë të ditur se këto materiale do të ekspozohen para mediave.

Në konferencë do të jepen gjithashtu informacione lidhur me veprimet policore në rastin e “Krimeve të Luftës ndaj Popullatës Civile” në Kosovë, të cilat po zhvillohen në disa lokacione të dyshuara në Zubin Potok.

Në konferencë pritet të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika