Konfiskohen disa armë në katër raste të ndara në Banjskë të Zveçanit

"Një pushkë gjuetie me 74 fishekë, një pushkë "karabin" pa municion, një pushkë poashtu gjuetie me 10 fishekë si dhe një pushkë “ Karabin” me 87 copë fishekë dhe një pushkë ajrore" janë armët e konfiskuara në katër raste të ndara në Banjskë të Zveçanit nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se në katër raste të ndara në fshatin Banjskë të Zveçanit, ka gjetur armë pa leje.

Sipas policisë, gjatë kontrollës, të katër serbët në raste të ndryshme kanë lajmëruar se posedojnë nga një armë dhe disa fishekë.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “ Karabin” me 87 copë fishekë dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit armët e gjetura janë konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.

Ndërsa, në rastin tjetër në raportin e PK-së thuhet se është gjetur një pushkë gjuetie dhe 74 copë fishekë.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 74 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Rasti i tretë i Banjskës së Zveçanit, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur një pushkë “karabin”, por pa municion.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “Karabin” pa municion. Me vendim të prokurorit arma e gjetura është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e PK-së.

Ndërsa, Policia e Kosovës në rastin e katërt ka njoftuar se ka gjetur një pushkë gjuetie dhe 10 fishekë.

“Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 10 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton PK-ja.

Në të gjitha rastet thuhet se armët janë konfiskuar dhe po vazhdojnë të hetohen në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika