Konfiskohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 20 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave nga Maqedonia e Veriut, vlera e mallit arrin rreth 20 mijë euro

Pamje nga aksioni i Doganes

Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë ditës ka parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave nga Maqedonia e Veriut, vlera e mallit arrin mbi 20 mijë euro.

Sipas njoftimit, ky operacion ka targetuar automjete transportuese, të dyshimta për kontrabandë me mallra, dhe pas ndalimit të automjetit të parë u gjetën mallra të kontrabanduara, tekstile-veshmbathje në një sasi prej 2,080 artikujve. Dhe vlera e këtyre mallrave përcaktohet rreth 9,000 euro.

Përveç kësaj, është vërejtur se këto mallra shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale dhe janë marka të falsifikuara.

Derisa në rastin e dytë, përsëri janë hasur në tentim të kontrabandimit tekstil në vlerë rreth 12,000 euro.

Mallrat e kontrabanduara janë sekuestruar dhe ndaj palëve janë nisur procedurat kundërvajtëse.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika