Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës pas një ndjekjeje në rrugët malore në rajonin e Vitisë, kanë ndaluar një veturë që kishte tentuar të hyjë në territor duke përdorur rrugët e fshehura malore.

Siç thuhet në njoftim, Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mallrave të paligjshme në makinën e ndaluar.

Sipas informacioneve, janë gjetur dhe konfiskuar 2,880 copë mjaltë/stimulantë seksualë, me një vlerë prej rreth 40,000.00 eurosh.

Autoritetet doganore bëjnë thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm nga komuniteti lokal dhe inkurajojnë qytetarët të ndajnë informacione të mëtejshme që mund të ndihmojnë në identifikimin dhe parandalimin e veprimeve të tilla të paligjshme.