Policia e Kosovës, gjatë një kontrolle në një lokacion në qytetin e Ferizajt, ka gjetur dhe konfiskuar pesë mijë e 800 kg kavanoza me mjaltë.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se lidhur me rastin janë shoqëruar dy persona, të cilët me vendim të prokurorit të rastit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Mjalti kishte qenë pa dokumente mbi prejardhjen dhe shitej si mall i pa regjistruar, andaj e njëjta është konfiskuar nga Dogana e Kosovës. Gjithashtu AUV ka marr mostrat e nevojshme për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. Në lidhje me rastin për intervistim janë shoqëruar dy persona të dyshuar:  B.A., (1985)  dhe E.I., (1996) , të cilët me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit të mallrave, duke bashkëpunuar ngushtë gjithnjë me Doganën e Kosovës.