Policia e Kosovës, gjatë 24 orëve të kaluara, ka realizuar disa operacione policore në funksion të parandalimit të kontrabandës me mallra dhe kalimit të paautorizuar të kufirit shtetëror.

Sipas njoftimit, 540 kilogramë duhanë janë sekuestruar në vlerë prej 7 mijë eurosh dhe rreth 19 mijë euro shmangie nga akciza.

Tutje thuhet se një person i dyshuar është intervistuar, me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt për “kontrabandë me mallra”, përderisa malli i kontrabanduar dërgohet në doganë për procedura të mëtejme ligjore.

“Me datë 29.10.2023, rreth orës 09:10, në fshatin Mjak, Policia kufitare, konkretisht Njësiti TASK FORCË-Lindja, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës gjatë realizimit të detyrave të vëzhgimit, kanë vërejtur një automjet duke hyrë nga territori i Republikës së Maqedonisë-veri në territorin e Republikës së Kosovës. Automjeti i tipit Renault është ndaluar nga Policia dhe gjatë kontrollit është gjetur sasi e kontrabanduar e mallit ( duhan) si në vijim:

Duhan i papërpunuar 8 thasë me nga 10 kg,

Duhan i llojit Malboro 250 pako x 0.5 kg,

Duhan i llojit Sobrani 250 pako x 0.5 kg,

Duhan i llojit Oriental 75 pako x 0.5 kg,

Duhan i llojit Davidov 225 pako x 0.5 kg,

Duhan i llojit Slims 25 pako x 0.5 kg,

Duhan i llojit Virginia 100 pako x 0.5 kg”.

Po ashtu, “është identifikuar dhe kontrolluar edhe një automjet tjetër Passat, me targa serbe, i cili dyshohet se ishte në përkujdesje/vëzhgim të rrugës gjatë kontrabandimit të mallit.

“Me datë 29.10.2023 rreth orës 23:20, gjatë punës operative dhe koordinimit të njësiteve policore kufitare, në fshatin Kremeshtak të Zveqanit është identifikuar një automjet kombi transportues i braktisur, i cili pas kontrollit ka rezultuar të jetë i mbushur me mall të kontrabanduar nga Serbia në Republikën e Kosovës si: produkte higjienike, pije dhe ushqime.

Gjithashtu, në këtë rast është identifikuar dhe kontrolluar edhe një automjet tjetër Passat, me targa serbe, i cili dyshohet se ishte në përkujdesje/vëzhgim të rrugës gjatë kontrabandimit të mallit.

Gjatë kontrollit nga Policia janë gjetur edhe dy (2) radiolidhje të cilat dyshohet se kontrabanduesit i kanë përdorur për qëllime komunikimi gjatë aktiviteteve të tyre ilegale.

Radiolidhjet dhe malli janë konfiskuar, malli mbetet për t’u vlerësuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, përderisa në koordinim me prokurorin rasti është iniciuar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

“Me datë 29.10.2023, Policia Kufitare ka pranuar informacionet se disa persona të dyshuar përmes vijës kufitare në fshatin Turiqicë, kanë kryer me automjete/traktor “kalim të paautorizuar të vendkalimeve apo vijës kufitare”

Pas angazhimeve operative policore nga Njësia e përbashkët kufitare rajoni-Veriu, ka arritur të ndalojë një kaminonetë VW, një Golf 4 dhe një traktor.

Dyshohet se gjashtë (6) personat e dyshuar kishin për qëllim prerjen e drunjve dhe më pas kontrabandimin e tyre në territorin e vendit tonë.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar në procedurë të rregullt si “kalim i paautorizuar i vendkalimeve apo vijës kufitare”, vijon njoftimi.