Konfiskohen medikamente të kontrabanduara në dy barnatore në Komoran
Dogana e Kosovës njofton se janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e medikameteve të kontrabanduara në Komoran të Drenasit. Sipas njoftimit, thuhet se konfiskimi i medikameteve të kontrabanduara është bërë në kuadër të një “kontrolle të befasishme” në dy barnatore, në Komoran të Drenasit. Tutje, në njoftim thuhet se pas konfiskiskimit të medikamenteve të kontrabanduara […]
Dogana e Kosovës njofton se janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme e medikameteve të kontrabanduara në Komoran të Drenasit.
Sipas njoftimit, thuhet se konfiskimi i medikameteve të kontrabanduara është bërë në kuadër të një “kontrolle të befasishme” në dy barnatore, në Komoran të Drenasit.

Tutje, në njoftim thuhet se pas konfiskiskimit të medikamenteve të kontrabanduara ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës.
“Të gjitha mallrat (medikamentet) janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës”, njofton Dogana e Kosovës.















