Konfiskohen sasi e madhe e armatimit, sekuestrohen 30 vetura dhe pasuri të paluajtshme rreth 20 milionë euro- Prokuroria Speciale shënjestron rast të ri
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale i Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, të enjten e 19 tetorit ka mbajtur takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar një rast të ri me tre persona të përfshirë. Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre […]
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale i Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, të enjten e 19 tetorit ka mbajtur takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shënjestrimin e krimeve të rënda, ku kanë shënjestruar një rast të ri me tre persona të përfshirë.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Shpëlarja e parave” si dhe vepra të tjera penale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, janë sekuestruar dhe konfiskuar sasi e madhe e armatimit të llojit të ndryshëm, rreth tridhjetë (30) vetura, si dhe pasuri të paluajtshme rreth njëzet milion (20.000.000) euro.















