Konfiskohen tri armë gjuetie në Leposaviq
Policia e Kosovës, të dielën, ka konfiskuar tri armë gjuetie në Leposaviq. Siç thuhet në raportin 24-orësh të policisë, lidhur me rastin, janë intervistuar tre persona. Përveç armëve, policia ka konfiskuar edhe tri radiolidhje dhe dy thika. “Fsh. Dobro Bërdë, Leposaviq 28.01.2024 – 13:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi te të njëjtit […]
Policia e Kosovës, të dielën, ka konfiskuar tri armë gjuetie në Leposaviq.
Siç thuhet në raportin 24-orësh të policisë, lidhur me rastin, janë intervistuar tre persona.
Përveç armëve, policia ka konfiskuar edhe tri radiolidhje dhe dy thika.
“Fsh. Dobro Bërdë, Leposaviq 28.01.2024 – 13:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar: tre (3) armë gjuetie (për të cilat të dyshuarit nuk posedonin dokumentacion të vlefshëm), 3-radiolidhje dhe 2-thika”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.















