Konfiskohet duhan i kontrabanduar në Gjakovë

Dogana e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në një njësi biznesi në Gjakovë , janë tregtuar cigare pa banderola, njesitë relevante të Doganës kanë organizuar kontrollë dhe kanë konfiskuar cigare, cigare elektronike si dhe produkte të tjera të duhanit.

Pas pranimit të informatave nga qytetarët në aplikacionin e-dogana, në qytetin e Gjakovës në një njësi biznesi, Dogana e Kosovës ka gjetur një sasi të konsiderueshme të cigareve, si dhe produkteve të tjera të duhanit, për të cilat, nuk posedohej dokument, nga dogana këto produkte u konsideruan të kontrabanduara dhe u konfiskuan.

Tutje është njoftuar se ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës.

“Pas pranimit të informatave nga qytetarët përmes aplikacionit e-dogana se në qytetin e Gjakovës, respektivisht në një njësi biznesi, tregtohet cigare pa banderola, njësitet relevante të Doganës kanë organizuar një kontrolle. Me këtë rast është gjetur një sasi e konsiderueshme e cigareve, cigareve elektronike dhe produkteve e të tjera të duhanit, për të cilat, personi përgjegjës, pala nuk posedonte dokumente, dhe si të tilla janë kontrabanduar në Kosovë. Të gjitha mallrat janë konfiskuar, si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës” , njoftohet në postimin e Doganës së Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika