Konfiskohet mjaltë Manuka me vlerë mbi 3 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës
Dogana e Kosovës ka njoftuar konfiskimin e një sasie të konsiderueshme mjalti Manuka në Aeroportin e Prishtinës, që një udhëtar nga Stambolli nuk e kishte deklaruar. Sipas njoftimit të Doganës, mallrat e padeklaruara kishin një vlerë totale prej 2,922.78€, ndërsa shmangia nga obligimet doganore është llogaritur në 871.00€. “Më datë 12.09.2024, rreth orës 20:15, në […]
Dogana e Kosovës ka njoftuar konfiskimin e një sasie të konsiderueshme mjalti Manuka në Aeroportin e Prishtinës, që një udhëtar nga Stambolli nuk e kishte deklaruar.
Sipas njoftimit të Doganës, mallrat e padeklaruara kishin një vlerë totale prej 2,922.78€, ndërsa shmangia nga obligimet doganore është llogaritur në 871.00€.
“Më datë 12.09.2024, rreth orës 20:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Aeroporti – Arritje, gjatë fluturimit të linjës Stamboll – Prishtinë, është selektuar për kontroll një udhëtar, i cili kishte zgjedhur kanalin e gjelbër për të kaluar. Pas kontrollit të valixheve dhe analizës së imazheve nga skaneri, u hasën mallra të padeklaruara si më poshtë: 38 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 30+ (500 gr), me vlerë 2,047.44€. 18 copë Mjaltë Manuka “AIRBORNE” 50+ (500 gr), me vlerë 875.34€”, thuhet në njoftim.
Ky rast është trajtuar sipas procedurave ligjore të Doganës së Kosovës dhe mallrat janë sekuestruar.















