Konfiskohet restoranti dhe banesa e Radojçiqit në veri

Sot është konfiskuar restoranti dhe banesa e kryeterroristit serb, Milan Radojçiq, në veri të vendit. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka thënë se kjo është bërë nga zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës

Milan Radojçiq

Tashmë ka filluar konfiskimi i banesës dhe restorantit të kryeterroristit serb, Milan Radojiçiq.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se sot zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë filluar ekzekutimin e Urdhrit Ndalues Përfundimtar të Përkohshëm për administrimin e pasurisë së specifikuar.

“Ju informojmë se zyrtarët e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar (AAPSK), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë filluar ekzekutimin e Urdhrit Ndalues Përfundimtar të Përkohshëm për administrimin e pasurisë se specifikuar tek Administruesi i Pasurisë të nxjerrë nga Gjykata Themelore – Departamenti Special në Prishtinë të Vërtetuar me Aktvendim nga Gjykata e Apelit e Kosovës – Departamenti Special”, ka thënë Elshani.

Restoranti i kryeterroristit, Milan Radojçiq

Ai ka thënë se agjencia ka filluar evidentimin e këtyre pasurive, ku sot është duke u konfiskuar edhe restoranti “Grey” dhe një banesë në katin e gjashtë të asaj ndërtese.

“Agjencia ka filluar evidentimin e pasurive të përshkruara në urdhrin e lartcekur, ndër to edhe vila tek Ujmani në Zubin Potok me objekte përcjellëse në pajtim me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar dhe Urdhrin e Gjykatës. Sot po konfiskohet edhe restoranti ‘Grey’ dhe një banesë në katin e 6 të asaj ndërtese”, ka thënë ai.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dje ka njoftuar se kanë nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin “Banjska”.

Lexo më shumë: Nis zbatimi i Urdhrit Ndalues lidhur me pasuritë e paluajtshme të Radojçiqit në veri

“Ministria e Drejtësisë, përmes zyrtarëve të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, kanë nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska”, ka shkruar Haxhiu.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika