Konflikti Izrael-Palestinë pritet të jetë tema e takimit Biden – Xi

Konflikti Izrael-Palestinë do të jetë një nga temat e rendit të ditës për takimin në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare, Jake Sullivan

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të diskutojë luftën në mes të Izraelit dhe Palestinës, gjatë takimit të tij këtë javë me presidentin e Kinës, Xi Jinping, në San Francisko, tha të hënën një zyrtar i lartë i administratës.

Siç shkruan CNN, konflikti do të jetë një nga temat e rendit të ditës për takimin në samitin e Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor, sipas këshilltarit të sigurisë kombëtare, Jake Sullivan.

Pushtimi rus i Ukrainës do të diskutohet, gjithashtu, tha Sullivan.

“Në përgjithësi, ne mezi presim një takim produktiv,” tha ai.

Muajin e kaluar, Xi bëri thirrje për një armëpushim në luftën Izrael-Hamas , “një hap që SHBA-ja e ka rezistuar”.

Ndërkaq, kryeministri Benjamin Netanyahu të hënën dyfishoi luftën e Izraelit kundër Hamasit, duke u zotuar se Izraeli do ta shohë “luftën deri në fund”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika