Konflikti Izrael – Palestinë; rrafshohen ndërtesat në Gaza, qindra të vrarë

Ushtria izraelite thotë se po evakuon civilët nga qytetet ngjitur me kufirin me Rripin e Gazës

Foto arkiv/ Sulmet hakmarrëse të Izraelit rrafshojnë ndërtesat në Gaza, qindra të vrarë

Ushtarët izraelitë luftuan kundër grupit islamik palestinez të Hamasit në rrugët e Izraelit jugor të dielën dhe filluan sulme hakmarrjeje që rrafshuan ndërtesat në Gaza, ndërsa në Izraelin verior një shkëmbim i shkurtër sulmesh me grupin militant Hezbollah të Libanit ngriti frikën për një më të gjerë konflikt, shkruan agjencia e lajmeve “Asociated Press”.

Teksa, luftimet dhe sulmet po hyjnw nw ditwn e dytw më shumë se 400 militantë palestinezë janë vrarë në jug të Izraelit dhe në Rripin e Gazës , dhe dhjetëra të tjerë janë kapur. Dhe të paktën 300 izraelitë janë vrarë dhe dhjetëra janë rrëmbyer.

Siç, shkruan Reuters gjatë natës, sulmet ajrore izraelite kishin goditur blloqet e banesave, tunelet, një xhami dhe shtëpitë e zyrtarëve të Hamasit në Gaza, duke vrarë më shumë se 300 njerëz, duke përfshirë 20 fëmijë, ndërsa kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua për “hakmarrje e madhe për këtë ditë të ligë”.

Në jug të Izraelit, personat e armatosur të Hamasit po luftonin ende forcat izraelite të sigurisë 24 orë pas një sulmi të befasishëm, të shumëfishtë gjatë një breshërie raketash të shpërthyer përmes barrierave të sigurisë dhe bazave të ushtrisë për të dërguar qindra luftëtarë në qytetet e afërta.

Ushtria izraelite tha se kishte rimarrë kontrollin e shumicës së pikave të infiltrimit, kishte vrarë qindra sulmues palestinezë dhe kishte marrë dhjetëra të tjerë robër, por ende po luftonte në disa vende.

Më tej ata theksuan kanë vendosur dhjetëra mijëra ushtarë në zonën përreth Gazës, një rrip i ngushtë që është shtëpia e 2.3 milionë palestinezëve dhe planifikoi të evakuonte të gjithë izraelitët që jetonin rreth kufirit të territorit.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika