Yll Avdiaj, nga Qendra Kosovare për Psikoterapi Pozitive, në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ka thënë se kjo qendër nuk e ka vetëm sensin e të menduarit pozitiv, por ka qëllimin e shikimit të konfliktit në tërësi, anët pozitive dhe negative.

Avdiaj ka thënë se trajnimi “Konflikti Themelor dhe Konceptet Familjare” ka dy nivele, atë bazik dhe master.

“Niveli bazik i ka katër module, ku atë që duan ta ndjekin këtë lloj edukimi ndjekin fillimisht këtë nivel. Fillimisht shërben se si të njohësh disa çështje brenda vetes tënde”, ka thënë Avdiaj.

“Konceptet familjare ose tema që është në trajnimin e radhës ka të bëjë me disa kapacitete që ne i mësojmë qysh herët në fëmijëri, të cilat na përcjellin gjatë gjithë zhvillimit tonë. Po ashtu janë koncepte që shkaktojnë konflikte në jetën e përditshme që rrjedhimisht kanë lidhje me fëmijërinë tonë…Një nga kapacitetet që ne përmendim aty është pastërtia, të cilën e mësojmë në shtëpi, dhe nëse ne e kemi zhvilluar shumë këtë kapacitet në të ardhmen, në hapësira tjera apo në kontakt me të tjerët do ta shfaqim këtë veti”, ka thënë ai.