Kongresi shmangu mbylljen e qeverisë deri pas vitit të ri

Kongresi amerikan shmangu mbylljen e qeverisë deri pas pushimeve të fundvitit

Kongresi amerikan shmangu mbylljen e qeverisë deri pas pushimeve të fundvitit, duke miratuar një paketë të përkohshme financimi.

Senati u mblodh gjatë natës për të miratuar projektligjin me 87 vota për dhe vetëm 11 kundër dhe ia dërgoi presidentit Joe Biden për nënshkrim, një ditë pasi ai u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve.

Projektligji siguron buxhetin deri në fillimin e vitit të ardhshëm, kur Kongresi do të detyrohet të punojë për tejkalimin e dallimeve të thella mbi shkallën e financimit të qeverisë.

Miratimi i projektligjit shmangu mbylljen e qeverisë pak para skadimit të afatit më 17 nëntor.

“Këtë të premte mbrëma nuk do të ketë mbyllje të qeverisë”, tha udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, në një fjalim para votimit përfundimtar.

Paketa siguron zgjatjen e periudhës së financimit për disa agjenci dhe programe qeveritare deri më 19 janar, e për disa të tjera deri më 2 shkurt, duke krijuar dy afate për një mbyllje të mundshme të qeverisë./VOA

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika