Kongresisti amerikan nga Partia Republikane, Keith Self, ka komentuar situatën në veri të Kosovës, duke thënë se kryetarët e katër komunave në veri janë zgjedhur në mënyrën e duhur dhe ShBA duhet t’i mbështesë këta kryetarë, në vend që të mbeshtesë zgjdhje të reja atje.

Kongresisti republikan kështu, i është drejtuar zëvendës-ndihmës Sekretarit për Çështje Euroaziatike në Departamentin amerikan të Shtetit, Douglas Jones, në Komisionin për Punë të Jashtme.

“Kryetarët e komunave u zgjodhën në mënyrën e duhur. Ata që fitojnë, marrin zyret. Pse bëni thirrje për zgjedhje të reja? Kryetarët e zgjedhur në mënyrë të duhur janë duke u munduar të bëj detyrën e tyre, të hyjnë në objektet komunale dhe, ne po mbështesim zgjedhje të reja, në vend që të mbështesim këta kryetarë. Pse po ndodhë kjo? Pjesëmarrja e ulët ndodh gjatë gjithë kohës në SHBA në zgjdhjet lokale…Departamenti i Shtetit është duke munduar ta tërheq Serbinë nga orbita ruse, ju nuk do të mund ta bëni këtë”, i është drejtuar kongresisti Self, Jonesit.

“Plani për zgjedhje të reja… (zgjdhjet e tanishme) ishin të bojkotuara nga serbët e Kosovës. Ne i kemi njohur kryetarët dhe se janë zgjedhur në mënyrë të duhur. Por, gjithashtu ata nuk kane qenë të gjendje t’i ushtrojnë gjithë detyrat e tyre dhe tentativa për të hyrë në objektet komunale shkoi drejt dhunës. Këta kryetarë për shkak të bojkotit ishin të zgjedhur më shumë pakë vota”, iu përgjgij Jones.